Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike për një përdorim nga janari        / Foto: AA

Autoritetet belge do të ndalojnë shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshme nga 1 janari për shkak të ndikimit të tyre negativ në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke u tha gazetarëve se cigaret elektronike të lira janë bërë një "kërcënim për shëndetin" sepse ato janë një mënyrë e lehtë për t'i inkurajuar të rinjtë të pinë duhan dhe të bëhen të varur nga nikotina.

“Nikotina është e keqe për shëndetin tuaj, ky është një fakt”, tha Vandenbroucke.

Ai gjithashtu theksoi se plastika dhe bateritë që gjenden në cigaret elektronike të njëpërdorshme dëmtojnë gjithashtu mjedisin sepse krijojnë mbetje kimike të rrezikshme.

Belgjika do të bëhet kështu vendi i parë ndër anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) që ndalon shitjen e cigareve elektronike të njëpërdorshme, të njohura edhe si "vapes".

TRT Balkan / agjencitë