Biden dhe princi i kurorës saudite diskutojnë për zhvillimet në Lindjen e Mesme. / Foto: AA

Presidenti i ShBA-së Joe Biden në një bisedë telefonike me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, diskutoi për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden në këtë bisedë vuri theksin mbi mbështetjen e plotë të ShBA-së për mbrojtjen e partnerëve të saj përballë "kërcënimeve terroriste".

Në bisedë dy liderët ranë dakord për vazhdimin e përpjekjeve më të gjera diplomatike për ruajtjen e stabilitetit në gjithë rajonin dhe për të parandaluar zgjerimin e konflikteve.

Dy liderët mirëpritën dërgimin e ndihmave humanitare nga Egjipti në Gaza dhe theksuan se duhet të tregohet më shumë përpjekje për të siguruar qasjen e civilëve në ushqim, ujë dhe nevoja mjekësore.

Biden dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman kanë mirëpritur përpjekjet që vazhdojnë për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe folën për rëndësinë e punimeve për paqe të vazhdueshme mes Izraelit dhe Palestinës pas zbutjes së krizës që vazhdon.

Biden dhe Bin Selman ranë dakord të qëndrojnë në koordinim të ngushtë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe nëpërmjet ekipeve.

TRT Balkan / agjencitë