Bjellorusia zyrtarisht anëtarja e 10-të e bllokut të SCO-së / Photo: AA

Bjellorusia i është bashkuar Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke u bërë vendi i dhjetë anëtar i bllokut.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në fjalimin hyrës në ditën e dytë të seancave të SCO-së në Astana, u shpreh se Bjellorusia brenda një afati kohor të shkurtër i ka plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit në SCO.

Bjellorusia u bë anëtare dialoguese në SCO në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 u cilësua si shtet vëzhgues.

Organizata SCO u themelua në vitin 2001 në Shangai.

Fillimisht ajo përbëhej nga gjashtë vende, respektivisht Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Kina, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Në vitin 2017, India dhe Pakistani iu bashkuan bllokut dhe pastaj në vitin 2023 u bashkua edhe Irani.

Blloku ka dy shtete vëzhguese, Afganistanin dhe Mongolinë, si dhe 14 partnerë dialogues, përfshirë Türkiyen.

AA