Blinken diskuton me homologët e tij tensionet Izrael-Iran / Photo: AA Archive

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, diskutoi për situatën e fundit në lidhje me tensionet Izrael-Iran me ministrin e Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan, si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, të Egjiptit, të Jordanisë dhe të Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bisedat telefonike që Blinken ka zhvilluar.

Sipas kësaj, Blinken ka falënderuar ministrin turk Fidan për përpjekjet që Türkiye ka paraqitur për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme si dhe ka nënvizuar angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Izraelit.

Edhe në bisedat e tij me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, të Egjiptit, të Jordanisë, të Britanisë sekretari Blinken ka vlerësuar situatën e fundit në tensionet Izrael-Iran dhe homologëve të tyre u ka përcjellë mesazhin se "ShBA-ja nuk dëshiron rritjen e tensioneve në rajon".

"ShBA-ja është e ndjeshme në çështjen e sigurisë së Izraelit", ka deklaruar Blinken duke shtuar se do të jenë në koordinim të afërt me vendet në rajon lidhur me procesin e mëtejshëm.

TRT Balkan / agjencitë