Blinken në Katar pas përgjigjes së Hamasit mbi marrëveshjen për armëpushim / Photo: AA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në bisedime me ndërmjetësuesin kryesor të Katarit, pasi Hamasi i dha një përgjigje pozitive një propozimi të mbështetur nga Këshilli i Sigurijmit të OKB-së për një armëpushim në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Blinken, në xhiron e katër vendeve rreth Lindjes së Mesme, do të takohet me udhëheqjen e lartë të Katarit, e cila i ka transmetuar mesazhe grupit të rezistencës palestineze Hamas.

Hamasi, duke iu përgjigjur planit të paraqitur më 31 maj nga presidenti Joe Biden, propozoi ndryshime të martën vonë, duke përfshirë një afat kohor të armëpushimit dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, sipas një burimi të njohur me bisedimet.

Plani Biden kërkon një tërheqje izraelite nga "qendrat kryesore të popullsisë" dhe një armëpushim për gjashtë javë, i cili më pas do të zgjatet pasi negociatorët të arrijnë një marrëveshje të përhershme.

TRT Balkan / agjencitë