Të paktën gjashtë palestinezë, duke përfshirë tre adoleshentë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me dron izraelit të mërkurën (27 dhjetor) në mëngjes pranë kampit të refugjatëve Nur Shams në Tulkarem, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se trupat e "gjashtë palestinezëve u sollën në spitalin qeveritar Thabet Thabet në qytetin e Tulkarem".
Viktimat u identifikuan si Ahmad Anwar Hamarsheh (19), Ahmad Abdel-Rahman Issa (19), Adham Mohammad Fahmawi (23), Yazan Ahmed Fahmawi (23), Fares Husam Fahmawi (29) dhe Hamza Ahmad Fahmawi (17).
Ushtria izraelite bastisi kampin e refugjatëve Nur Shams herët në mëngjes. Në çatitë e ndërtesave kishte snajperë. Gjithashtu, Izraeli kreu një sulm me dron në kamp.
Ushtria izraelite pengoi ekipet mjekësore që të arrinin të të vrarët dhe të plagosurit për më shumë se një orë.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë asnjë deklaratë për sulmin me dron.
Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 311 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, ndërsa më shumë se 3.300 janë plagosur.