Dhjetëra mijëra mjekë praktikantë në Britani të Madhe filluan grevën e dytë të këtij viti, pas mosmarrëveshjes së vazhdueshme për rritjen e pagave dhe kushtet e punës.
Mjekët të cilët pohojnë se rritja e pagave me vite ka mbetur nën inflacionin dhe kërkojnë rritje prej 35%, filluan grevë 4-ditore.
Konfederata e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS) njoftoi se për shkak të grevës së mjekëve, parashikohet të anulohen mbi 350 mijë termine dhe operacione.
Greva do të përfundojë mëngjesin e 15 prillit.
Ministri i Shëndetësisë, Steve Barclay, në një njoftim lidhur me grevën, tha se ajo jo vetëm që rrezikon sigurinë e pacientëve, por se është planifikuar menjëherë pas festës së Pashkëve.
Sipas tij, greva është "zhgënjim i madh" ndërsa kërkesa e rritjes prej 35% është e paarsyeshme.
Mjekët praktikantë edhe më 13 mars organizuan grevë 72-orëshe.