Grupi Houthi i Jemenit njoftoi të mërkurën se ShBA dhe Britania e Madhe kryen dy sulme ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar Al Hudaydah në Jemenin perëndimor.
“Dy sulmet nga aeroplanët agresionistë amerikanë dhe britanikë shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar Al Hudaydah”, tha në Telegram kanali televiziv Al-Masirah i lidhur me Houthi.
Kanali nuk dha detaje të mëtejshme mbi bastisjet ose nëse ato rezultuan me viktima a dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur njoftime nga ShBA-ja ose Britania e Madhe.
Sulmet erdhën disa orë pasi dy marinarë u vranë dhe disa të tjerë u zhdukën për shkak të shënjestrimit nga Houthi të anijes së ngarkesave True Confidence me flamur të Barbadosit në Gjirin e Adenit.
Para shpërthimit të luftës midis qeverisë së Jemenit dhe Houthis nëntë vjet më parë, Aeroporti Ndërkombëtar Al Hudaydah ofronte shërbime për fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare, por aktualisht është joaktiv.
Al Hudaydah është një nga provincat më të rëndësishme të Jemenit pasi strehon tri porte jetike, përveç që ka një brez të gjatë bregdetar.
Houthit me raketa dhe drone kanë shënjestruar anijet që janë në pronësi izraelite ose që po shkojnë drejt porteve izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, në solidaritet me Gazën, e cila po përballet me një ofensivë shkatërruese izraelite me mbështetjen e ShBA-së, duke pohuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar operacionet deri në fund të luftës.
Që nga fillimi i këtij viti, një koalicion i udhëhequr nga ShBA-ja ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në Jemen në përgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve, të cilat herë pas here janë ndeshur me hakmarrje nga grupi.
Me ndërhyrjen e Uashingtonit dhe Londrës dhe miratimin e tensioneve gjithnjë e më të përshkallëzuara në janar, Houthis njoftuan se i konsiderojnë të gjitha anijet amerikane dhe britanike objektiva ushtarake.