Pothuajse një e pesta e fëmijëve të braktisur shqiptarë refugjatë janë zhdukur, ka zbuluar një këshill anglez. Këshilli i qarkut të Kentit në Britani të Madhemori 197 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria nga 1 janari deri më 31 tetor të këtij viti dhe, prej tyre, 39 janë të zhdukur.
Shifrat u zbuluan pas një kërkese për lirinë e informacionit nga BBC-ja.
Këshilli i qarkut Kent tha se kur një fëmijë zhduket, ai punon ngushtë me policinë dhe Zyrën e Brendshme për t’i gjetur ata. Një zëdhënës tha: “Me rritjen e ndjeshme dhe cenueshmërinë e njohur të fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar, protokollet e mbrojtjes zhvillohen në pikën e referimit. Edhe atëherë mund të jetë shumë sfidues parandalimi i zhdukjes së të gjithë fëmijëve.
“Protokollet përfshijnë diskutime strategjike dhe hetime për mbrojtjen e fëmijëve me policinë, Zyrën e Brendshme, shëndetësinë dhe autoritetet e tjera publike për të siguruar, sa më mirë që të jetë e mundur, fëmija të mbrohet nga rreziku i shfrytëzimit dhe i zhdukjes.
Mes tjerash nga Këshilli i Kentit, thonë se kur fëmija gjendet, aranzhimet bëhen shpejt për të përcaktuar se çfarë i ka ndodhur fëmijës dhe si mund të mbrohen nga zhdukja përsëri.
“Që nga rritja e ndjeshme e fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar në maj 2022, ne kemi mbledhur forume të shumta me autoritetet publike lokale dhe kombëtare për të parë përtej këtyre protokolleve të vendosura, ndërsa fëmijët vazhdonin të vinin dhe të zhdukeshin.
“Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e të kuptuarit profesional dhe vendimmarrjes për këta fëmijë, gjë që ka kontribuar në uljen e numrit të fëmijëve të zhdukur.”
Sekretarja e brendshme në hije, Yvette Cooper, tha se qeveria duhet të ndërmarrë veprime për të trajtuar bandat e trafikimit të njerëzve dhe për të siguruar mbrojtjen e duhur të fëmijëve.
“Kjo është jashtëzakonisht serioze", tha ajo.
Sipas saj, bandat e trafikimit po sjellin fëmijë dhe adoleshentë vulnerabël në vend për shfrytëzim/eksploatim.
“Është e qartë se Ministria e Brendshme nuk e ka kontrollin fare për këtë; që kaq shumë fëmijë shqiptarë të zhdukeshin në këtë mënyrë duhet të kishin ngritur kambanat e mëdha të alarmit në qeveri. Ata nuk duhet të vazhdojnë t’i lënë bandat të pandëshkuar për këtë veprim.”
5 Dhj 2022
Britania e Madhe: Zhduken rreth 20% e fëmijëve të braktisur shqiptarë
39 nga 197 fëmijë të pashoqëruar të marrë nga 1 janari deri më 31 tetor të këtij viti janë të zhdukur.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore