Një në çdo shtatë fëmijë në Gjermani është në rrezik të varfërisë, sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave Gjermane (DESTATIS).
Zyra ka publikuar rezultatet e hulumtimit për “të ardhurat dhe kushtet e jetesës” në vend për vitin 2023.
Të dhënat tregojnë se varfëria e fëmijëve dhe të rinjve është ende një problem i pazgjidhur në Gjermani, e cila ka ekonominë më të madhe në Evropë.
Hulumtimi tregoi se në vitin 2023, një në çdo shtatë fëmijë nën moshën 18 vjeç (afërsisht 2.1 milionë fëmijë) në vend ishte në rrezik të varfërisë.
Shkalla e rrezikut të varfërisë për fëmijët dhe të rinjtë në vitin 2022 ishte 15 për qind, ndërsa vitin e kaluar kjo normë u ul në 14,8 për qind.
DESTATIS tha në një deklaratë se shkalla në të cilën fëmijët dhe të rinjtë në vend janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë varet edhe nga niveli i arsimimit të prindërve të tyre.
1 Kor 2024
Çdo një në shtatë fëmijë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria
Hulumtimi tregoi se në vitin 2023, një në çdo shtatë fëmijë nën moshën 18 vjeç (afërsisht 2,1 milionë fëmijë) në vend ishte në rrezik të varfërisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.