Shumica e farmacistëve në Gjermaninë veriore mbyllën dyert e tyre të mërkurën për të protestuar ndaj politikave shëndetësore të qeverisë, financimit të pamjaftueshëm dhe burokracisë së tepruar.
"Qeveria federale ka thyer premtimin e saj për të forcuar farmacitë lokale," tha në një deklaratë Berend Groeneveld, kryetar i shoqatave të farmacistëve në Saksoninë e Ulët.
“Politika po shkatërron sistemin e farmacive dhe po rrezikon furnizimin me barna”, tha ai, duke shtuar se me aksionin e protestës duan të tërheqin vëmendjen për problemet në rritje.
Qindra farmaci në shtetet veriore të Bremenit, Hamburgut, Schleswig-Holstein, Mecklenburg-Vorpommern dhe Saksonisë së Ulët iu bashkuan protestës.
Farmacistët thonë se më shumë farmaci janë në rrezik mbylljeje për shkak të kushteve të rënda ekonomike, mungesës së stafit dhe pengesave të barnave. Ata kërkojnë nga qeveria ndryshimin e rregulloreve dhe rritjen e tarifës që paguhen për çdo mjekim me recetë.