Cilat janë pemët më të vjetra në botë?       Foto: AA

Ata dëshmuan luftëra, pushtime, përmbytje, zjarre dhe ndryshime klimatike. Asnjë njeri nuk ka parë ndonjëherë kaq shumë histori sa pemët shekullore që gjenden në pjesë të ndryshme të tokës.

Disa prej tyre janë të gjatë, disa gjethegjerë, disa janë në gjendje të mirë dhe disa përballen me një sfidë serioze për të mbijetuar. Këto janë pemët më të vjetra në botë që sfidojnë kohën dhe dëshmojnë historinë.

Infografik: AA

Metuselahu

Sipas organizatës “One Tree Planet”, që ndihmon në përpjekjet për pyllëzimin, një nga pemët më të vjetra në botë është Metuselahu i vjetër 4.852 vjeç.

Metuselahu konsiderohet si një nga pemët më të vjetra që nuk është klonuar. Vendndodhja e Metuselahut nuk zbulohet me qëllim për ta mbrojtur atë nga sytë kureshtarë dhe dëmtimet, por mendohet se është në Malet e Bardha të Kalifornisë.

Thuhet se Metuselahu është një pemë pishe. Mund të rritet në tokë ku pemët e tjera e kanë të vështirë të rriten, ndërsa trungu i tij është plot me rrëshirë dhe mund të mbijetojë edhe nëse humb 90 për qind të lëvores së tij.

Lisi “Jurupa” 13 mijë vjeçar

Lisi shekullor Jurupa gjendet në malet Jurupa në Kaliforni të SHBA-së. Ka rreth 70 kërcell të ndërthurur në një shkurre të dendur. Është rreth 2.5 metra e gjerë dhe 1 metër e gjatë.

Besohet se bima e ngjashme me shkurret ka mbijetuar 13 mijë vjet për shkak të aftësisë së saj për t’u klonuar në vazhdimësi.

Disa ekspertë e përshkruajnë lisin “Jurupa” si bimë më e vjetër në Kaliforni, si dhe bimë e dytë më e vjetër në botë që mund të vetë-klonohet.

Bërsheni 50 shekullor në Britaninë e Madhe

Një tjetër pemë që sfidon moshën është pema 50 shekullore e bërshenit, që gjendet në Swansea të Uellsit, Mbretëri të Bashkuar.
Ekspertët vlerësojnë se pema është e vjetër midis 4 mijë dhe 5 mijë vjeçare. Thuhet se trungu i pemës në një periudhë të panjohur është ndarë në dy pjesë. Kjo pemë është vendosur nën mbrojtje. Në këtë pemë të njohur si pema më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, njëri trung është 6 metra e gjatë dhe tjetri 12 metra.

Thuhet se pema e bërshenit mund të jetojë deri në 600 vjet, por shtohet se nuk është zbuluar asnjë pemë tjetër e bërshenit që jeton kaq gjatë, përveç kësaj peme 50 shekullore.

Para epokës së krishterë, besohet se pemët e bërshenit ishin të shenjta.

Pemët mendohet se simbolizonin jetën e përjetshme, sepse ato ishin gjithmonë të gjelbra dhe sepse degët e tyre që binin mund të lëshonin rrënjë.

Besohej se pemët mund t’i ndihmonin druidët, priftërinjtë e besimeve kelt, për të mbledhur shpirtrat dhe për t’i lidhur ato me botën tjetër.

Pema e bërshenit po ashtu është e lidhur me vdekjen në Romën e lashtë, Greqinë dhe Egjiptin për shkak të gjetheve të saj helmuese dhe manave të kuqe.

Me kalimin e kohës, pema u bë një simbol i fuqishëm i besimit të krishterë. Për shkak të jetëgjatësisë dhe mos rënies së gjetheve është konsideruar se simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Druri i ullirit i vjetër 3.350 vjet në Portugali

“Oliveira do Mouchao”, një nga ullinjtë më të vjetër në Portugali dhe në Gadishullin Iberik, gjendet në fshatin Moriska në afërsi të vendbanimit Abrantes.

Perimetri i trungut të pemës është 11.2 metra dhe gjatësia është 7.8 metra. Ulliri 3.350 vjeçar akoma jep fryte.

Pema konsiderohet se është një nga drunjtë më të vjetër të ullirit në botë, së bashku me pemën “Vouves” në ishullin grek të Kretës. Gjatë qytetërimit romak, këto pemë nuk u shkulën, sepse besohej se pemët e ullirit kanë fuqi mbinatyrore.

Pema më e vjetër në Iran “Sarv-e Abarkuh”

Pema “Sarv-e Abarkuh” (Abarkuh Cupress) është një monument natyror i vendosur në provincën iraniane Yazd dhe ka një histori prej 4 mijë deri në 5 mijë vjet. Pema pret të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Banorët e rajonit e pranojnë pemën si pemë për urime dhe betime. Në fillim lejohej të lidheshin copa pëlhure në pemë, ndërsa më vonë kjo më nuk lejohet. Pema zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore të vendit.

Pema që sfidon vitet i përket rajonit të Mesdheut. Gjatësia e saj arrin 28 metra, ndërsa perimetri i trungut është 11.5 metra.

Kjo pemë konsiderohet se është pema më e vjetër në Iran.

“Pando”, një nga pemët më të vjetra në botë

Një nga pemët më të vjetra në tokë është pema “Pando”, që gjendet në pyjet kombëtare të Liqenit të Peshkut në Utah të SHBA-së.
“Pando” ka një trung të madh nëntokësor dhe llogaritet se kjo është 80 mijë vjeçare.

Ndër të tjera, thuhet se rrënjët e pemës, e cila është ndër organizmat e gjallë më të vjetër të njohur në botë, vazhdimisht gjallërohen.

Pema argjentinase sfidon shekujt

Mosha e një prej pemëve më të vjetra në botë, e quajtur “El Alerce Abuelo”, është mbi 26 shekuj. Ndodhet në Parkun Kombëtar “Los Alerces” në Argjentinë në qytetin Esquel në jug të vendit, rreth 1.500 kilometra nga kryeqyteti Buenos Aires.

“Larshi mijëvjeçar” është nën kërcënimin e zhdukjes. Është rreth 2.600 vjeçar, me një gjatësi rreth 57 metra dhe një diametër mesatar prej 2.8 metrash.

Gështenja e kalit në Itali

“Gështenja e kalit” është më e vjetra e këtij lloji në botë. Kjo pemë ka qenë dëshmitare e historisë për 3 mijë vjet. Ndodhet në fshatin Sant’Alfio pranë qytetit Catania të Italisë.

Pema, trungu i së cilës arrin një lartësi prej 58 metrash, mori titullin “Përmasa me e madhe e pemës ndonjëherë” nga Libri i Rekordeve Gunness.

Sipas legjendave, pema e ka marrë emrin nga fakti se mbretëresha Joana e Anzhuit me qindra kalorës të saj u strehuan nën këtë pemë, pasi u godit nga një stuhi gjatë vizitës së saj në malin Etna.

Po ashtu thuhet se pema është prekur nga vullkani Etna aty pranë dhe se disa pjesë të saj janë djegur. Por me kalimin e kohës, vet pema u shërua.

AA