COVID-19 ka bërë që rreth 163 milionë njerëz të bien nën kufirin e varfërisë në vitin 2021, dhe lufta Rusi-Ukrainë ka bërë që 71 milionë njerëz të përballen me varfërinë.
Sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara (OKB), të varfërit në Azinë Jugore përbëjnë gjysmën e të varfërve në botë.
Përderisa efektet e vazhdueshme të epidemisë në ekonomi pasqyrohen në raportet se nga 143 deri në 163 milionë njerëz kanë ra nën kufirin e varfërisë në vitin 2021 për shkak të luftërave dhe rritjes së çmimeve në mbarë botën, Banka Botërore vlerëson se këtij numri do t’i shtohen edhe 75 deri në 95 milionë njerëz të tjerë në këtë vit.
Konkretisht, inflacioni i ushqimeve pritet të godasë më shumë të varfrit, ndërsa parashihet se dy të tretat e të ardhurave për kokë do të harxhohet për shpenzimet ushqimore në vendet e varfra.
Banka Botërore thekson se parashikimet e mëhershme për uljen në tre për qind të varfërisë deri në vitin 2030, është një objektiv i vështirë për t'u arritur dhe se është një objektiv më i vështirë pas epidemia.
Gerd Müller, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, njoftoi se rreth 800 milionë njerëz janë aktualisht të uritur dhe kanë nevojë për mbështetje urgjente.
Të varfërit në Afrikën Nënsahariane përbëjnë një të tretën e të varfërve në botë, ndërsa numri i të varfërve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut është dyfishuar që nga viti 2015.
Edhe pse konfliktet e brendshme në Siri dhe Jemen patën ndikimin më të madh në rritje, veçanërisht në Lindjen e Mesme, në këtë kontribuoi edhe pandemia COVID-19. Në këtë drejtim, COVID-19 i ka dhënë goditjen më të madhe synimeve globale për uljen e varfërisë në 30 vitet e fundit.
Ndikimi i luftës ruso-ukrainase në çmimet e ushqimeve dhe energjisë pritet të rrisë numrin e të varfërve në botë. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), rreth 71 milionë njerëz kanë rënë nën kufirin e varfërisë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
Sipas një raporti të UNDP-s mbi pasojat e luftës ruso-ukrainase, rreth 51 milionë njerëz ranë nën kufirin e varfërisë në tre muajt e parë të luftës.
Ky zhvillim, i cili e rriti numrin e të varfërve në botë në nëntë për qind, bëri që të ardhurat ditore të rreth 20 milionë njerëzve të bien nën kufirin e varfërisë.
17 Tet 2022
COVID-19 dhe lufta në Ukrainë varfëruan 234 milionë njerëz në mbarë botën
Të varfërit në Afrikën Nënsaharine përbëjnë një të tretën e të varfërve në botë, ndërsa numri i të varfërve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut është dyfishuar që nga viti 2015.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Qytetarët e nëntë shteteve të BE-së shënuan rënie të të hyrave
Pandemia e COVID-19 ndikoi në kushtet e jetesës në BE. Përveç ndryshimeve në të ardhura, ndryshime të tjera u përjetuan në arsim dhe në kushtet e punës, shëndetin/mirëqenien mendore të njerëzve dhe kushtet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor.
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore