Dëmtohet ura që lidhë Rusinë dhe Krimenë     Foto: AA

Në urën që ndodhet mes Rusisë dhe Krimesë janë shkaktuar dëme si pasojë e shpërthimit të një kamioni. Në një deklaratë nga Zyra për media e Qendrës Kombëtare të Rusisë për Luftën Kundër Terrorizmit thuhet se për shkak të shpërthimit në kamionin mbi urën Kerç (Kerch), ka rënë zjarr në vagonët e trenit që transportonin karburant në afërsi. Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë udhëzim për formimin e komisionit qeveritar lidhur me situatën emergjente në urën Kerç. Sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve të Ukrainës, mësohet se shpërthimi në urë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Në pamjet e ndara në median sociale, shihet shembja e rrugës mbi urën Kerç si dhe flakë që ngrihen nga vagonët me karburant mbi shina. Bëhet e ditur se ura Kerç është mbyllur për trafikun nga të dyja anët.

AA