Dhjetëra viktima në sulmin e avionëve luftarakë rus në Idlib /          Foto: AA

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 32 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë rus në provincën veriperëndimore siriane të Idlibit.

Sipas informacionit të marrë nga Observatori për vëzhgimin e avionëve në Idlib, tre avionë luftarakë rus që u nisën nga baza Khmeimim në Lataki, kanë kryer 4 sulme ajrore në Idlib.

Ndërkaq, sipas informacionit të marrë nga burime të Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), janë vrarë të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur 32 të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Rusia në 4 ditët e fundit ka kryer sulme ajrore në 27 pika në Idlib.

Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë katër "zona deeskalimi" në rajonin që nuk është nën kontrollin e administratës siriane.

Administrata e Damaskut, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre dhe u kthyen drejt Idlibit, duke pushtuar tri nga katër zonat.

Megjithëse Türkiye arriti marrëveshje shtesë me Rusinë për të forcuar armëpushimin në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re të arritur nga Türkiye dhe Rusia më 5 mars 2020, armëpushimi kryesisht është respektuar.

Rreth 2 milionë civilë që shpëtuan nga sulmet në periudhën 2017-2020 u detyruan të migrojnë në rajone afër kufirit turk.

TRT Balkan / agjencitë