Shefi ekzekutiv (CEO) i NSO Group në Izrael, Shalev Hulio, i cili zhvilloi "spyware" të quajtur "Pegasus" dha dorëheqjen.
Në lajmin e gazetës izraelite "The Times of Israel" thuhet se, "NSO Group njoftoi se CEO i kompanisë Shalev Hulio ka dhënë dorëheqjen dhe drejtori i operacioneve të kompanisë Yaron Shohat do të marrë përkohësisht detyrën e Hulios".
Në lajm gjithashtu thuhet se një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë deklaroi se NSO Group ka hyrë në procesin e ristrukturimit dhe në këtë kuadër do të shkarkohen 100 punonjës, që përkon me 13 përqindëshin e punonjësve të kompanisë.
Në lajmin e faqes "Walla" të Izraelit më 25 janar, u njoftua se edhe Asher Levy, CEO i mëparshëm i kompanisë para Hulios ka dhënë dorëheqje.
Spyware Pegasus
Është zbuluar se softueri spiun "Pegasus", i zhvilluar nga kompania izraelite e sigurisë kibernetike NSO Group, përdoret në të gjithë botën për aktivitete spiunazhi, si dëgjimi i bisedave telefonike, regjistrimi i zërave, gjurmimi i postës elektronike dhe marrja e fotografive nga telefonat pa dijeninë e përdoruesve.
Në lajmet e gazetës izraelite "Haaretz", thuhet se shumë njerëz në Azerbajxhan, El Salvador, Francë, Britani Poloni, Hungari, Indi, Kazakistan, Ruandë, Marok, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Palestinë dhe Jordani janë monitoruar me "Pegasus".
22 Gus 2022
Dorëhiqet CEO i kompanisë që prodhoi programin spiun "Pegasus" në Izrael
Softueri spiun "Pegasus", i zhvilluar nga kompania izraelite e sigurisë kibernetike NSO Group, është zbuluar se përdoret në të gjithë botën për aktivitete spiunazhi, si dëgjim të bisedave telefonike, regjistrimi i zërave dhe marrje të fotografive.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore