Droni izraelit vret 3 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë 2 fëmijë

Droni izraelit vret 3 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë 2 fëmijë

Nga sulmi humbën jetën 9-vjeçari Riza Besharat, 10-vjeçari Hamza Besharat dhe 23-vjeçari.
Droni izraelit vret tre palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë dy fëmijë /              Foto: AA

Njoftohet se tre palestinezë, mes të cilëve dy fëmijë, u vranë në sulmin e mjetit ajrore pa pilot të Izraelit në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite kreu një sulm me dron në vendbanimin Tamun, që ndodhet në juglindje të qytetit të Tubas.

Nga sulmi humbën jetën 9-vjeçari Riza Besharat, 10-vjeçari Hamza Besharat dhe 23-vjeçari Adem Besharat.

Forcat izraelite konfiskuan kufomat e palestinezëve të vrarë.

Burimet lokale thanë se zona ku ndodhi sulmi ishte zonë banimi dhe se palestinezët pranë shtëpive të tyre ishin në shënjestër.

Nga ana tjetër, ushtarët izraelitë bastisën qytetin Tamun në orët e para të mëngjesit.

Në zonën ku ishin vendosur snajperët dhe ushtarët, dy shtëpi u rrethuan dhe shumë shtëpi u bastisën.

Raportohet se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë në vendbanimin Akaba, në veri të qytetit Tubas dhe arrestuan tre persona.

AA