Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka shprehur ngushëllime Iranit pas shpërthimeve vdekjeprurëse pranë varrit të gjeneralit iranian të vrarë Qassem Soleimani.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet e tmerrshme terroriste të kryera në provincën Kerman të Iranit. Lutem për mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në sulme dhe shërim të shpejtë për ata që u plagosën”, tha Erdoğan në “X”.
Ai shprehu ngushëllime për popullin “miqësor dhe vëllazëror” të Iranit.
Të paktën 103 njerëz u vranë sot pasi dy shpërthime ndodhën në një zonë ku po mbahej një ceremoni për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian që u vra katër vjet më parë nga ShBA-ja, tha Sayyed Mohammad Saberi, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.
Sipas medias shtetërore, shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën në qytetin juglindor të Kermanit, ku u varros Soleimani, ish-kreu i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike.
Soleimani u vra më 3 janar 2020 në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak