Bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës për zhvillimet në Siri do të “sjellin lehtësim në rajon”, tha sot presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.
“Unë besoj se trajtimi ynë i zhvillimeve në Siri me këtë rast do të sjellë gjithashtu lehtësim në rajon” tha Erdoğan në pjesën e hapur për media të takimit dypalësh me homologun e tij rus Vladimir Putin që nisi në qytetin bregdetar rus Soçi.
Ai nënvizoi se takimi do të jetë “shumë i rëndësishëm” për ta shprehur rolin e luajtur nga Türkiye dhe Rusia në rajon.
Erdoğan tha gjithashtu se Türkiye vlerëson bashkëpunimin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.
Nga ana tjetër, Putin falënderoi homologun e tij turk për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit nga portet ukrainase.
Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Türkiye-s dhe Rusisë.
Liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve.