Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Shteteve të Bashkuara, zhvillimet e fundit në Siri dhe çështje globale dhe rajonale.
Presidenti Erdoğan deklaroi se përpjekjet e Türkiyes për të përmirësuar marrëdhëniet Türkiye-ShBA në të gjitha fushat do të vazhdojnë edhe në periudhën e re.
Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye që në fillim ka qenë në favor të ruajtjes së integritetit territorial, unitetit dhe strukturës unitare të Sirisë dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku në drejtim të ringjalljes dhe rindërtimit të institucioneve në Siri.
Presidenti Erdoğan tha se Türkiye do të marrë masa parandaluese kryesisht për sigurinë e saj kombëtare kundër të gjitha organizatave terroriste, veçanërisht organizatave terroriste PKK/PYD/YPG dhe DAESh, të cilat veprojnë në Siri dhe janë burim kërcënimi për Türkiyen.
Erdoğan tha se Türkiye si vend i NATO-s do t'i parandalojë përpjekjet e PKK-së dhe zgjerimet e saj për ta kthyer situatën në një mundësi dhe nuk do të lejojë kurrë të shfaqet një dobësi në luftën kundër DAESh-it.
Në pritje, Presidenti turk Erdoğan shoqërohej nga Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, Drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun, Shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit Akif Çağatay Kılıç, si dhe Sekretari Privat Presidencial Hasan Doğan.