Evropianët shpenzime marramendëse për lodra / Foto: AFP / Photo: AP

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar importuan lodra në vlerë prej 6,5 miliardë eurosh.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat mbi importin e lodrave nga 27 vendet anëtare për vitin 2023, për shkak të afërsisë së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar vendet anëtare të BE shpenzuan 6,5 miliardë euro për lodra.

Importi i lodrave në BE në vitin 2023 u ul me dy miliardë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë këtij periudhe, Kina ka qenë në vendin e parë për importin e lodrave në BE. Ndërsa BE-ja ka blerë lodra nga Kina në vlerë prej 5,2 miliardë eurosh, pjesa e Kinës në importin e lodrave në BE ka arritur në 80 për qind.

Në importin e lodrave në BE, Kina ndiqet nga Vietnami me 367 milionë euro dhe Britania e Madhe me 150 milionë euro.

Në BE, 18 për qind e importit të lodrave e përbën Gjermania, 16 për qind Franca dhe 14 për qind Holanda.

Përveç kësaj, vendet e BE-së kanë eksportuar vitin e kaluar lodra në vlerë prej 2,3 miliardë eurosh.

Vitin e kaluar, 29 për qind e eksportit të lodrave në BE u realizua nga Çekia, 19 për qind nga Gjermania dhe 8 për qind nga Belgjika.

AA