Falet xhumaja në Xhaminë Umajad në Damask / Photo: AA

Mijëra besimtarë kryen namazin e xhumasë në Xhaminë Umajad në Damask për herë të parë që nga përmbysja e regjimit prej dekadash të Partisë Baath dhe familjes Assad.

Sirianë nga të gjitha pjesët e vendit u mblodhën për lutje dhe festuan rënien e një regjimi që kishte sunduar për 61 vjet në një atmosferë festive.

Xhamia Umajad, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, është një nga më të mëdhajat dhe më të vjetrat në botë. Ndodhet në zemër të pjesës së vjetër të Damaskut dhe konsiderohet një kompleks unik arkitekturor monumental.

Siria ka qenë skena e një lufte civile që nga viti 2011 dhe përplasjet midis forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asad dhe forcave të opozitës u intensifikuan përsëri më 27 nëntor.

Brenda dhjetë ditësh, ose deri më 7 dhjetor, grupet kundër regjimit morën kontrollin e qyteteve kryesore siriane si Alepo, Idlib, Hama dhe Homs.

Avancimi i forcave kundër regjimit u kurorëzua me hyrjen në Damask më 7 dhjetor, kur qytetarët e kryeqytetit sirian mirëpritën ardhjen e tyre. Kjo çoi në rënien përfundimtare të regjimit Baath dhe Bashar al-Assad iku në Rusi.

Paralelisht, Ushtria Kombëtare Siriane opozitare nisi operacionin antiterrorist “Agimi i Lirisë”, i cili çliroi qendrën e Tal Rifatit nga pushtimi i organizatës terroriste PKK/YPG. Në vazhdim të operacionit, Manbij, një qytet me rëndësi strategjike në bregun perëndimor të Eufratit, u çlirua nga pushtimi terrorist.

TRT Balkan / agjencitë