Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “krizës” në Siri.
“Zhvillimet në Siri akoma kërkojnë një përpjekje pioniere arabe. Është e nevojshme të tregohet fleksibilitet nga të gjitha palët në mënyrë që kolapsi ekonomik dhe bllokimi politik të mund të largohet. Siria duhet të angazhohet në mjedisin e saj natyror arab”, tha Aboul Gheit.
Anëtarësimi i Sirinë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 për shkak të goditjes brutale të regjimit kundër revolucionit popullor.
Aboul Gheit iu referua edhe sfidave të tjera arabe dhe mënyrave për t’i zgjidhur ato, duke përfshirë krizën në Libi dhe Jemen, si dhe çështjen palestineze.
Ai tha se Arabia Saudite dhjetorin e ardhshëm do të organizojë samitin arabo-kinez dhe samitin e pestë arabo-afrikan në vitin 2023.
Samiti dyditor është i pari që nga viti 2019 për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Tunizia ishte e fundit që priti samitin në vitin 2019.
2 Nën 2022
Kreu i Ligës Arabe: Kriza siriane duhet të marrë fund
Anëtarësimi i Sirinë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 për shkak të goditjes brutale të regjimit kundër revolucionit popullor.
AA
Lajme të ngjashme
Ukraina: Moshapja e negociatave BE-Ukrainë, me “pasoja të mëdha”
Këshilli Evropian do të shqyrtojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën në një takim në Bruksel më 14 dhe 15 dhjetor, një muaj pasi Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.