Fidan dhe Llavrov diskutojnë situatën në Siri

Fidan dhe Llavrov diskutojnë situatën në Siri

Ministrat diskutuan zhvillimet e reja në Siri dhe procesin e Astanës.
Fidan dhe Llavrov diskutojnë situatën në Siri           / Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan diskutoi të shtunën në telefon me homologun e tij rus Sergej Llavrov për zhvillimet e fundit në Siri.

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, ministrat diskutuan për situatën në Siri, si dhe për procesin e Astanës për Sirinë.

Grupet e armatosura të opozitës që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assadit ditëve të fundit rimorën një pjesë të qyteteve në Siri dhe disa pika strategjike.

TRT Balkan / agjencitë