Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Siri.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Jashtme, Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas Bayramov. Në bisedë u fol për marrëdhëniet dypalëshe, situatën e fundit në Siri dhe zhvillimet e tjera rajonale.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit thuhet se Fidan dhe Bayramov diskutuan për marrëdhëniet Azerbajxhan-Türkiye, situatën në rajon në periudhën pas Luftës së 2-të të Karabakut, zhvillimet në Lindjen e Mesme, kryesisht në Siri si dhe për çështje të tjera të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Bayramov shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij për zgjedhjen e ambasadorit Feridun Sinirlioğlu në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Lidhur me situatën në Siri, ministri azerbajxhanas tha se mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë si dhe shprehu shpresën se situata e krizës së paraqitur do të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me dëshirën dhe vullnetin e popullit të Sirisë.