Fidan-Putin: Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë janë vërtet të mira

Fidan-Putin: Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë janë vërtet të mira

Fidani u prit nga Putin në Kremlin, ku mori pjesë në takimin e grupit BRICS+ dhe zhvilloi takime dypalëshe.
Fidan-Putin: Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë janë vërtet të mira / Foto: AA

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë janë vërtet të mira, tha të martën ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

"Ka hapa që duhen ndërmarrë në drejtim të tregtisë”, tha Fidan gjatë një takimi me liderin rus, raportoi Ministria e Jashtme turke në Platformën X.

Fidani u prit nga Putin në Kremlin, ku mori pjesë në takimin e grupit BRICS+ dhe zhvilloi takime dypalëshe.

Ministri i Jashtëm Turkiye tha se vendi i tij është "i vendosur të vazhdojë të gjitha përpjekjet e mundshme ndërmjetësuese" në Ukrainë dhe shtoi se, kur bëhet fjalë për Sirinë, Ankaraja po bën gjithçka për të vazhduar politikën e saj të stabilitetit.

TRT Balkan / agjencitë