Rusia po përgatit sulme të reja raketore, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në një video-mesazh në Telegram, Zelenskyy theksoi se Rusia nuk do të ndalet për sa kohë që ka raketa.
"Java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa ajo që ka kaluar. Forcat tona të mbrojtjes po përgatiten. I gjithë shteti po përgatitet", shtoi ai.
Duke thënë se ata kanë përpunuar të gjithë skenarët, duke përfshirë edhe partnerët e tyre, Zelenskyy i bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojë vëmendje alarmeve gjatë javës.
"Situata në front mbetet shumë e vështirë. Dhe mbi të gjitha në rajonin e Donetskut, si në javët e kaluara", tha ai, duke shtuar se "Rusia po e përdor të ftohtin kundër njerëzve".
Duke përsëritur se do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën e saj në Ukrainë, Zelenskyy nënvizoi se javën e ardhshme do të ketë "hapa të rinj të rëndësishëm" në këtë drejtim, duke mos dhënë detaje.
28 Nën 2022
Zelenskyy: Rusia po përgatit sulme të reja
Java e ardhshme sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pritet të jetë po aq e vështirë sa ajo që ka kaluar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Spanja “nuk do ta lejojë” planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve
“Asnjë operacion i pasurive të paluajtshme nuk mund të mbulojë poshtërsinë, krimet kundër njerëzimit dhe turpin e asaj që është bërë në Gaza viteve të fundit. Nuk do ta lejojmë këtë. Spanja nuk do ta lejojë këtë”, tha kryeministri Sanchez.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.