Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pretendon se ushtria ruse vazhdon të pësojë humbje të mëdha në frontin e Donetskut në Ukrainë.
Në një mesazh me pamje që publikoi në orët e natës nga llogaria e tij në Telegram, Zelenskyy rikujtoi se vazhdon lufta Rusi-Ukrainë.
"Situata në front është e rëndë", deklaroi Zelenskyy duke shtuar se forcat ruse janë përpjekur të përparojnë kryesisht në frontin e Donetskut, por që ushtria ukrainase vazhdon të zmbrapsë në mënyrë të suksesshme sulmet ruse.
Ai tha se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në frontin e Donetskut dhe se forcat ukrainase nuk kanë lejuar përparimin e forcave ruse.
Zelenskyy theksoi se forcat ruse po përpiqen të "mbajnë nën kontroll" vendbanimet që kanë pushtuar në rajonin e Luhanskut dhe se po përpiqen të përparojnë në rajonin e Kharkivit dhe në jug të Ukrainës.
Presidenti ukrainas potencoi se Rusia ka kryer një krim duke filluar luftë në Ukrainë dhe se po vazhdojnë punime intensive që politikanët e nivelit të lartë dhe zyrtarët ushtarakë të Rusisë të gjykohen.
"Aktualisht kemi formuar një bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do ta rrisim këtë bashkëpunim. Po fatkeqësisht mjetet ligjore ndërkombëtare aktuale nuk janë të mjaftueshme për drejtësi (në çështjen e luftës në Ukrainë)", tha Zelenskyy.
Duke mbrojtur idenë e tij se duhet të ngrihet një gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e personave fajtorë në luftën e filluar në Ukrainë, Zelenskyy tha se "Përveç Gjykatës Ndërkombëtare Penale, është e nevojshme një gjykatë speciale shtesë për ngarkimin e përgjegjësisë së agresionit. Po bëjmë gjithçka për të formuar një gjykatë të tillë".
30 Nën 2022
Zelenskyy: Situata në front është e rëndë
Ushtria ruse sipas presidentit ukrainas ka pësuar humbje të mëdha në frontin e Donetskut.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore