Rimëkëmbja e ekonomisë globale vazhdon, por rruga drejt rimëkëmbjes po bëhet e “gurtë”, njoftuan nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
FMN deklaroi se rimëkëmbja graduale e ekonomisë globale nga pandemia e koronavirusit dhe lufta ruse në Ukrainë mbetet në rrugën e duhur.
Kina, e cila po rihap ekonominë e saj, po rimëkëmbet fuqishëm dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit në ekonominë globale po lehtësohen.
"Në të njëjtën kohë, shtrëngimi masiv dhe i sinkronizuar i politikës monetare nga shumica e bankave qendrore duhet të fillojë të japë fryte, me inflacionin që të kthehet në objektiva," tha FMN.
FMN pret që inflacioni të ngadalësohet në 5.1 për qind në vitin 2023, që është një rënie e ndjeshme prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e janarit.