Një palestinez u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Wissam Bakr, drejtor i spitalit qeveritar Khalil Suleiman në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, tha se një i ri humbi jetën pasi u qëllua gjatë përleshjeve që shpërthyen në qytet.
Dëshmitarët thanë për AA se përleshjet shpërthyen pasi forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit dhe kryen bastisje në disa shtëpi të palestinezëve.
Ata thanë se ushtria përdori plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, persona i vrarë është identifikuar si 25-vjeçari Muhammad Maher Nafie Marei.
Ministria e Jashtme palestineze e dënoi vrasjen.
"Ky krim i urryer dhe krimet tjera janë një episod i ri në serinë e ekzekutimeve të palestinezëve në terren", tha ministria, duke shtuar se qeveria izraelite është përgjegjëse për krimin.
“Marei është viktimë e mosndëshkimit të vazhdueshëm të Izraelit”, thonë nga qeveria MPJ-ja palestineze.
Prej disa muajsh, qyteti i Jeninit dhe një kamp refugjatësh që ndodhet aty i janë nënshtruar sulmeve pothuajse të përditshme nga ushtria izraelite.
Ndryshe, gjatë muajit të kaluar në po këtë qytet nga të shtënat e ushtarëve izraelitë humbi jetën gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh,
29 Qer 2022
Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor
Autoritetet palestineze në qytetin Jenin, njoftuan se një ri 25-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua gjatë përleshjeve që shpërthyen në qytet
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.