Partia opozitare e ekstremit të majtë France Unconquered (LFI) ka kërkuar që Izraelit, i cili vazhdon sulmet e tij në Gaza, t'i ndalohet pjesëmarrja në edicionit e sivjetshëm të Eurovizionit.
Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot, në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale X, bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni 2024 deri në shpalljen e armëpushimit në Gaza.
Teksa nga e gjithë bota po ngrihen zëra për armëpushim, Panot ka reaguar ndaj heshtjes së Eurovizionit dhe tha: “Nuk do të lejojmë shkatërrimin e Palestinës”.
Panot deklaroi se si përfaqësues evropianë, artistë dhe qytetarë duan që Izraeli të përjashtohet nga Eurovizioni “në emër të paqes dhe dashurisë për kulturën”.
Ndërsa protestat vazhdojnë në universitetet kryesore franceze në mbështetje të një armëpushimi palestinez në Gaza, po ashtu po bëhen thirrje për të ndaluar Izraelin nga garat ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën e Parisit 2024, të cilën vendi do ta presë këtë verë.
Festivali evropian i këngës do të mbahet më 11 maj, organizuar nga EBU dhe televizioni shtetëror suedez SVT. Gara do të mbahet në Malmo të Suedisë për herë të tretë pas 1992 dhe 2013.