Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar Francois Bayroun si kryeministër të ri të vendit, më shumë se një javë pasi parlamenti shkarkoi kryeministrin Michel Barnier dhe qeverinë e tij përmes një vote mosbesimi.
Siç njoftoi presidenca franceze, Macron emëroi kryeministrin e ri me shpresën për të formuar qeverinë e re dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza politike që ka kapluar vendin që nga muaji qershor.
Pas disa ditësh bisedime me disa parti politike, raportojnë mediat lokale, Macron zhvilloi konsultime edhe mëngjesin e sotëm dhe u takua me 73-vjeçarin Bayrou për rreth dy orë.
“Presidenti emëroi z. Francous Bayrou si kryeministër dhe e ngarkoi atë për të formuar qeverinë e re”, njoftoi presidenca franceze në rrjetet sociale.
Transmetuesi ‘BFMTV’ raportoi se ceremonia e pranim-dorëzimit nga Barnier, aktualisht kryeministër në detyrë, pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.