Gaza, bastisje në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite / Photo: AA

Ushtria izraelite kreu bastisisje sot në qytetet dhe qytezat e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke marrë peng palestinezë dhe duke shkatërruar prona.

Dëshmitarët okularë treguan se ushtria izraelite shkatërroi qytetin e Ramallahut në veri të Bregut Perëndimor dhe u përlesh me palestinezët.

Sipas dëshmive, ushtria izraelite përdori plumba metalikë dhe bomba me gaz lotsjellës ndaj tyre, gjë që çoi në asfiksi të një numri të madh palestinezësh.

Dëshmitarët theksuan gjithashtu se ushtria arrestoi dy palestinezë nga qyteti përpara tërheqjes.

Ushtria izraelite gjithashtu bastisi qytetin Tulkarm në veri të Bregut Perëndimor dhe arrestoi katër vëllezër nga qyteti përpara se të tërhiqej.

Dëshmitarët raportuan se përleshjet shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, e cila përdori plumba të vërtetë.

Izraeli bastisi gjithashtu një numër qytetesh në provincat e Nablusit, Betlehemit dhe El-Halilit (Hebron) sot në mëngjes, treguan dëshmitarët okularë.

Gjatë viteve të fundit, ushtria izraelite ka kryer bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor, të cilat janë përshkallëzuar me fillimin e luftës në Gaza më 7 tetor 2023.

Palestinezët gjithashtu janë sulmuar dhunshëm nga kolonët e paligjshëm izraelitë.

Të paktën 553 palestinezë, përfshirë 133 fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe rreth 5.300 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

AA