Janë arrestuar tetë nga 12 personat e dyshuar për sulmin ndaj Urës së Krimesë, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Sigurisë së Rusisë.
Kyrylo Budanov, shefi i zbulimit ushtarak të Ukrainës, është identifikuar si koka e incidentit, raportoi Shërbimi Federal i Sigurisë.
Mjetet shpërthyese të përdorura në këtë sulm janë transportuar nga Odesa, përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, ndërsa janë fshehur në kamera, potencoi Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi.
Të dielën, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shërbimin ukrainas për “sulmin terrorist” siç e quajti ai, në Urën e Kerchit.
Një shpërthim i madh të shtunën ka goditur Urën e Kerchit, që paraqet rutë kyçe të furnizimit rus e që është ndërtuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
12 Tet 2022
Rusia arreston 8 të dyshuar për shpërthimin në Urën e Krimesë
Mjetet shpërthyese të përdorura në këtë sulm, sipas autoriteteve ruse janë transportuar nga Odesa, përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore