Gaza, në sulmet e reja izraelite vriten 14 palestinezë.         Foto: AA

Të paktën 14 palestinezë, duke përfshirë tri gra dhe dy fëmijë, u vranë të enjten në sulmet e reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan burimet mjekësore.

Tetë persona u vranë në një sulm në një shtëpi në lagjen Sabra të Gazës.

“Në mesin e viktimave janë tri gra dhe dy fëmijë”, tha një burim mjekësor.

Granatimet e artilerisë izraelite u raportuan gjithashtu në vendbanimin Zeitoun në Rripin jugor të Gazës, por nuk kishte informacione për viktima.

Një burim tjetër tha se katër palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin verior të Jabalia.

“Trupat e dy personave u gjetën pas një sulmi me dron izraelit në Rafah në Rripin jugor të Gazës”, shtoi burimi.

Dëshmitarët thanë se një infermiere palestineze u plagos kur forcat izraelite shpërthyen një robot të mbushur me eksploziv jashtë spitalit Kamal Adwan në qytetin verior të Beit Lahia.

Ata shtuan se një robot i dytë i ngarkuar me eksploziv u shpërtheu jashtë spitalit Al-Awda.

Izraeli vazhdon luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës, në të cilën rreth 45.400 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, duke përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra, dhe rreth 107.800 njerëz janë plagosur.

TRT Balkan / agjencitë