Turqishtja miratohet si gjuhë tradicionale në qytezën e Janjevës në Kosovë         / Foto: AA

Komuna e Lipjanit ka miratuar projektvendimin që gjuha turke të bëhet gjuhë tradicionale në qytezën e Janjevës.

Në vendimin e siguruar nga Anadolu bëhet e ditur se vendimi u miratua për njohjen e gjuhës turke si gjuhë tradicionale në qytezën e Janjevës së Komunës së Lipjanit, nga shumica e votave të Kuvendit Komunal.

Sipas vendimit, baza ligjore për ta miratuar këtë projektvendim është përcaktuar me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Tutje, vendimi bën të ditur se miratimi i turqishtes si gjuhë tradicionale në Janjevë u bë “për ruajtjen dhe kultivimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit turk që vepron dhe jeton me komunitetet tjera në qytezën e Janjevës”.

Gjithashtu, vendimi u mor bazuar edhe në kërkesën e parashtruar nga ana e përfaqësuesve të komunitetit turk më 21 tetor 2024 drejtuar kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Janjeva është qytezë e vjetër në Komunën e Lipjanit me mbi 2 mijë banorë.

TRT Balkan / agjencitë