Gjashtë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së Istanbul-it për rinisjen e eksporteve, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Në një deklaratë të ministrisë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, thuhet se dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë sipas planeve.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Qëkur anija e parë lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 90 anije kanë transportuar mbi dy milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina.
6 Sht 2022
Gjashtë anije të reja me drithë nisen nga Ukraina
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare nuk i ka zbuluar pikat e nisje apo destinacionet e anijeve.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.