Gjermani, 7 të vdekur dhe disa të plagosur në një sulm të armatosur në Hamburg / Foto: AA

Të paktën shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, humbën jetën në një sulm të armatosur në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Hamburgut në Gjermani, njoftoi media lokale.

Policia tha në Twitter se të shtënat ndodhën në një kishë në lagjen Gross Borstel, ku disa njerëz humbën jetën dhe një numër të tjerësh u plagosën.

“Gjetëm një person të pajetë në qendrën komunitare në Gross Borstel, i cili supozojmë se mund të ishte autori. Për të përjashtuar përfshirjen e autorëve të tjerë, po kryejmë kontrolle dhe kërkime të gjera”, tha policia.

Sipas të përditshmes Bild, personi i armatosur ua mori jetën të paktën gjashtë personave dhe plagosi tetë të tjerë në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait.

Autoritetet nuk kanë treguar ndonjë motiv për sulmin, por thanë se hetimet po zhvillohen me shpejtësi të plotë.

AA