Gjermania “drejt recesionit” me uljen e porosive industriale.     Foto: AA

Porositë industriale në Gjermani kanë rënë më shumë se sa pritej në shtator me rënien e kërkesës së jashtme, duke e vendosur ekonominë më të madhe evropiane në kursin e recesionit, tregojnë të dhënat.
Porositë e reja ranë me 4% në shtator në bazën sezonale dhe kalendarike, tha të premten Zyra Federale e Statistikës. Një anketë e Reutersit me analistë parashikonte ulje me 0.5% në shtator.
Gjermania shmangi kërcënimin e recesionit në tremujorin e tretë me një rritje të papritur, por ekonomia mbeti në ujëra të turbullt, pasi inflacioni i lartë i shkaktuar nga bllokimi i dhimbshëm energjetik i Rusisë u rrit, tregojnë të dhënat.
Të dhënat e porosive nënvizuan erërat e kundërta me të cilat përballet Gjermania pasi ekonomia e ngadaltë globale, shkurtimi i materialeve dhe kriza energjetike pengojnë prodhimin.
Në rrugë drejt recesionit
“Ekonomia gjermane është në rrugë drejt recesionit – kaq mund të konkludohet nga porositë e reja katastrofale”, tha Thomas Gitzel, shef ekonomik i VP Bank.
Përderisa porositë vendase janë rritur për 0.5%, porositë e jashtme ranë për 7%. Në eurozone, porositë ranë për 8%, ndërsa porositë jashtë eurozone u zvogëluan për 6.3%.
“Nivelit të lartë i porosive të reja që erdhi pas pandemisë së koronavirusit si rezultat i efekteve të arritjes së vëllimit, tashmë u ka ardhur fundi”, tha ministri i ekonomisë.
Rëniet në sektorin e inxhinieringut automobilistik dhe mekanik në veçanti, me ulje prej 9% dhe 8.1% respektivisht, kanë ulur indeksin e përgjithshëm, sipas ministrisë.

TRT World