Në një sulm ajror izraelit në qendër të Gazës të paktën tre palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos.
Bazuar nga një burim mjekësor raportohet se sulmi ajror izraelit kishte në shënjestër një grumbullim njerëzish pranë shkollës Al Arban në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke lënë tre të vdekur dhe një të tjetër të plagosur. Viktimat më pas u transferuan në spitalin Al Awda në kamp.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, avionët luftarakë izraelitë kryen gjithashtu një seri bombardimesh të rënda në zonat veriperëndimore të kampit.
Të mërkurën herët, burime spitalore dhe të sigurisë në Gaza njoftuan për sulme ajrore izraelite në Rafah, si dhe në kampin qendror të refugjatëve Nuseirat.
Sulmet ajrore gjatë natës dhe granatimet e artilerisë u raportuan gjithashtu në gjithë Gazën me disa viktima, shtuan burimet.