Guterres falënderon presidentin Erdoğan për marrëveshjen Etiopi-Somali              /Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se mirëpret Deklaratën e Ankarasë të nënshkruar midis Etiopisë dhe Somalisë dhe falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për rolin që luajti në afrimin e liderëve të dy vendeve dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Nga Zyra e zëdhënësit të OKB-së u bë një deklaratë me shkrim lidhur me vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm për Deklaratën e Ankarasë.

"Guterres ka mirëpritur Deklaratën e Ankarasë. Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud dhe kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed vendosën të zgjidhin çështjet e diskutueshme në kuadër të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë", thuhet në deklaratë.

Theksohet se Guterres pret me padurim fillimin e negociatave teknike dhe rezultatet pozitive të procesit.

"Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i përcjell falënderimet e tij presidentit Erdoğan për iniciativën e tij në bashkimin e liderëve të dyjs vendeve dhe për mbështetjen e tij në zbatimin e marrëveshjes", thuhet në deklaratën ku nënvizohet se OKB-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ndaj procesit.

TRT Balkan / agjencitë