Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas pretendimeve për planin e grushtit të shtetit në Gjermani, paralajmëroi për çështjen e terrorizmit të ekstremit të djathtë në mbarë botën.
Në një deklaratë pas një pyetjeje lidhur me "Qytetarët e Perandorisë" (Reichsbürger) kundër të cilëve u zhvillua operacion me pretendimin e planit për grusht shteti në Gjermani, Guterres tha: "Është zbuluar qartë se kërcënimi më i madh terrorist sot në vendet e perëndimore vjen nga e djathta ekstremiste, neo-nazistët dhe nga ata që besojnë në superioritetin e të bardhëve".
"Neo-nazizmi, antisemitizmi dhe të gjitha llojet e urrejtjes ndaj muslimanëve duhet të kundërshtohen në mënyrë të hapur dhe të vendosur", theksoi Guterres i cili shtoi se "Ky është kërcënim i hapur dhe duhet të luftojmë me vendosmëri të madhe kundër këtij kërcënimi".
Ai tha se ngjarjet në Gjermani, janë vetëm një shembull i kërcënimit kundër shoqërive demokratike në të gjithë botën.
Çfarë është Reichsbürger?
Sipas raporteve të inteligjencës së brendshme, personat që e shohin veten si "Qytetarët e Perandorisë Gjermane" (Reichsbürger), janë rreth 23 mijë.
Në raport thuhet se grupi i cili ka 2.100 anëtarë të gatshëm për të përdorur dhunë, nuk e njeh Gjermaninë si shtet legjitim, se disa anëtarë të tij janë të lidhur me idenë e Perandorisë Gjermane nën monarki dhe disa të tjerë palë të neo-nazizmit.
Gjithashtu edhe disa anëtarë besojnë se Gjermania ende është nën pushtimin ushtarak.
20 Dhj 2022
Guterres: Perëndimi kërcënohet nga terroristët e ekstremit të djathtë
Neo-nazizmi, antisemitizmi dhe të gjitha llojet e urrejtjes ndaj muslimanëve duhet të kundërshtohen në mënyrë të hapur dhe të vendosur, vlerëson kreu i OKB-së, Antonio Guterres.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.