Udhëtimet e shpejta dje dhe të paparalajmëruara të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Holandë dhe Danimarkë rezultuan në marrjen e avionëve luftarakë F-16, që pritet të përmirësojnë aftësitë lufterake të Kievit.
Holanda dhe Danimarka do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16 të prodhuar në ShBA.
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Holandë i dha atij 42 avionë të prodhuar në ShBA dhe ai mori 19 të tjerë nga flota e Danimarkës.
Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen njoftuan marrëveshjet e tyre përkatëse.
Udhëheqësi ukrainas pret që 42 avionët holandezë të dorëzohen në vend pasi pilotët ukrainas të trajnohen për t’i përdorur ato.
“Ata do të jenë në qiellin e Ukrainës. Faleminderit, Holandë! Faleminderit, Mark! Faleminderit të gjithëve që po ndihmoni”, tha Zelensky.
”Ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Koha e dërgesave avionëve F-16 nga Holandia nuk dihet.
”Vetëm 24 nga 42 avionë F-16 të Holandës janë aktualisht në funksion”, tha Ministria holandeze e Mbrojtjes.
Ndalesa e papritur e Zelensky në Danimarkë të dielën u zhvillua në bazën ajrore ”Skrydstrup”.
”Gjashtë avionët e parë do të dorëzohen në fund të vitit”, tha kryeministrja daneze, Frederiksen në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zelenskyn.
”Plani është që të dorëzohen tetë vitin e ardhshëm dhe pesë të tjera më vonë”, shtoi ajo.
Holanda dhe Danimarka formuan një koalicion të NATO-s për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë.
Belgjika dhe Norvegjia konsiderohen gjithashtu furnizues të mundshëm.