Pothuajse çdo i dyti banor i Bashkimit Evropian (BE) nuk ushtron apo luan kurrë ndonjë sport. Këtë e ka treguar sondazhi i Eurobarometrit i kryer mes të anketuarve nga vendet anëtare të BE-së.
Sipas të dhënave të hulumtimit, numri i atyre që nuk ushtrojnë është rritur me 45 për qind në 13 vitet e fundit. Në vitin 2009, 39 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk praktikojnë ushtrime.
Gjithashtu, çdo i pesti i anketuar, pra 17 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se ushtrojnë më pak se tre herë në muaj.
Një total prej 32 për qind e banorëve të BE-së ushtrojnë të paktën një herë në javë, dhe vetëm gjashtë për qind e bëjnë këtë të paktën pesë herë në javë.
Ekziston gjithashtu një ndryshim gjeografik në prirjen për të ushtruar mes të anketuarve. Të anketuarit nga anëtarët veriorë të BE-së ushtrojnë në mënyrë më aktive. 71 për qind e finlandezëve, 63 për qind e banorëve të Luksemburgut dhe 60 për qind e banorëve gjermanë merren me ushtrime.
Ndërkohë 73 për qind e portugezëve, 68 për qind e grekëve dhe 65 për qind e polakëve nuk merren fare me aktivitet fizik.
Hulumtimi tregon se evropianët fizikisht aktivë janë kryesisht burra të punësuar, të arsimuarit mirë dhe ata të cilët financiarisht janë të qëndrueshëm.
Ky hulumtim po ashtu ka zbuluar se 49 për qind e grave nuk ushtrojnë kurrë, në krahasim me 40 për qind të burrave.
Vetëm 13 për qind e njerëzve që lanë shkollën në moshën 15 vjeçare ose më të re, ushtrojnë të paktën një herë në javë krahasuar me 42 për qind të atyre që vazhduan arsimimin e tyre të paktën deri në moshën 20 vjeçare.
Vetëm 22 për qind e të anketuarve të papunë ushtrohen një herë në javë. Nga ana tjetër, 45 për qind e menaxherëve ushtrojnë rregullisht një herë në javë.
Sondazhi zbuloi se njerëzit e varfër që kanë vështirësi në menaxhimin e faturave bazë kanë më pak gjasa të ushtrojnë rregullisht, çdo ditë (20 për qind), sesa ata që nuk kanë vështirësi të tilla financiare (36 për qind).
Mungesa e kohës është arsyeja kryesore e dhënë nga të anketuarit për të justifikuar faktin që ata nuk ushtrojnë. Kështu deklaruan 41 për qind e të anketuarve. Ata që nuk kanë interes apo motivim përfaqësohen me 25 për qind.
Gjatë pandemisë me Covid-19, 34 për qind e të anketuarve ushtronin më rrallë, 18 për qind e ndaluan fare ushtrimin, 34 për qind vazhduan të merren me ushtrime me të njëjtin ritëm dhe nëntë për qind ushtruan më shumë.
Ndryshe, mbështetur në këto të dhëna 13 për qind e evropianëve sipas Eurobarometrit nuk ecin as dhjetë minuta në të gjithë javën, ndërsa 11 për qind qëndrojnë ulur për më shumë se 8.5 orë. Gjashtë prej dhjetë qytetarëve të Evropës janë shprehur se ecin 10 minuta në javë. Por, pjesa dërmuese e të anketuarve thonë se në një ditë të zakonshme qëndrojnë ulur midis 2 orë e 31 minute dhe 5 orë
30 minuta.
27 Sht 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore