Hungaria njofton veton në raundin e ardhshëm të sanksioneve kundër Rusisë.           Foto: AA

Hungaria së fundmi ka siguruar garanci për ta mbrojtur stabilitetin energjetik, por është e gatshme të veprojë nëse ato nuk respektohen, tha kryeministri Viktor Orban.

“Ne kemi fuqinë për ta vënë veton ndaj raundit tjetër të sanksioneve. Nëse interesat tona nuk mbrohen, ne do të heqim prizën", paralajmëroi ai në një fjalim për radion shtetërore, duke iu referuar zgjatjes së fundit të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Ai kujtoi se "Brukseli këmbëngul për zgjatjen e sanksioneve, edhe pse amerikanët pranojnë se Ukraina nuk do ta fitojë luftën. Ndërkohë, ne kemi humbur 19,5 miliardë euro për shkak të këtyre sanksioneve".

Orban beson se fitorja e Trumpit shënon fundin e fazës së luftës dhe ardhjen e një periudhe paqeje.

"Kompanitë e dinë se gjatë luftës ju përmbaheni, por kur vjen paqja, ju investoni, merrni rreziqe dhe zgjeroheni. Kjo erë amerikane do të ndihmojë gjithashtu ekonominë hungareze", shpjegoi ai.

Ai vuri në dukje "dobësimin e ekonomisë gjermane".

“Gjermania është në telashe dhe për fat të keq, Berlini po e përkeqëson atë duke ndjekur politikat e gabuara ekonomike të Brukselit. Komisioni Evropian ka vendosur tarifa për makinat elektrike kineze, pavarësisht paralajmërimeve nga prodhuesit gjermanë se kjo do t'i dëmtonte ato. Tani të njëjtët prodhues po e padisin Brukselin", tha ai.

TRT Balkan / agjencitë