IOM-i: Mijëra nigerianë humbën jetën në Shkretirën e Saharasë dhe në Mesdhe.    /Foto: AA

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se këtë vit të paktën 1.200 nigerianë kanë humbur jetën gjatë përpjekjes së tyre për të migruar përmes Shkretëtirës së Saharasë dhe Mesdheut.

Zëvendësinspektorja e Përgjithshme e Shërbimit të Emigracionit të Nigerisë dhe zyrtarja e IOM-it, Kemi Nandap, theksoi se shumë të rinj nigerianë kanë humbur jetën gjatë përpjekjes së tyre për të kaluar jashtë vendit në mënyrë ilegale për të vazhduar një jetë më të mirë.

"Në këtë vend kemi një problem të madh, i cili është se të gjithë po ikin jashtë. Kemi kaq shumë të rinj që humbin jetën në Sahara, në Mesdhe. Po humbin jetën teksa nuk ka asnjë arsye", tha ajo.

Nandap bëri të ditur se humbja e jetës së nigerianëve në këto udhëtime të rrezikshme ka përkeqësuar edhe më shumë tragjedinë e rinjve që përpiqen të largohen në Perëndim, kryesisht në Evropë.

Populli në Nigeri vendin më të madh të Afrikës me një popullsi prej rreth 216 milionë banorësh, po lufton për mbijetesë nën kushte të vështira për shkak të krizës ekonomike dhe problemeve të sigurisë.

Konfliktet mes forcave të sigurisë dhe organizatës terroriste Boko Haram e cila operon në verilindje të vendit detyrojnë miliona nigerianë që të braktisin shtëpitë e tyre.

TRT Balkan / agjencitë