Ministria e Brendshme e Irakut njoftoi se zjarret e fundit në Kirkuk, Erbil dhe Duhok janë shkaktuar nga anëtarë të organizatës terroriste PKK.
Zëdhënësi i MPB-së së Irakut, Mikdad Mousavi, në një deklaratë për media tha se, pas një hetimi gjithëpërfshirës për zjarret, është konstatuar se tre personat e arrestuar ishin anëtarë të PKK-së.
Pas zjarreve në Erbil dhe Duhok, një komision hetimor u krijua me udhëzimet e kryeministrit irakian Muhammad Shija al-Sudani, njoftoi Mousavi dhe tha se në një operacion të kryer në koordinim me Ministrinë e Brendshme të Qeverisë Rajonale kurde të Irakut (KRG), tre persona janë arrestuar, dy në Kirkuk dhe një në qytetin e Diyala.
Duke thënë se personat e arrestuar pranuan në deklaratat e tyre se kishin planifikuar të ndeznin zjarre në rajone të tjera, Mousavi tha:
"Pas këtyre veprimeve, ata planifikonin të sabotonin edhe tubacionin e naftës Kirkuk - Ceyhan në territorin e Irakut. Ata gjithashtu synuan të vënë zjarr në rajonet Shorca dhe Sadr, që janë qendrat tregtare të Bagdadit".