Irak: PKK-ja është burimi i të gjitha problemeve në rajon / Photo: AA

"(Organizata terroriste PKK) Duhet të nxirret nga tokat e Rajonit të Kurdistanit", deklaroi Ministri i Brendshëm i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Reber Ahmed, duke theksuar se organizata terroriste PKK është burimi i të gjitha problemeve në rajon.

Në deklaratën e tij për gazetarët ministri bëri një vlerësim për përfundimin e pranisë së organizatës terroriste PKK në rajon.

Sipas tij, prania e organizatës terroriste PKK në rajon është e paligjshme.

"Unë jam i lumtur të theksoj se qeveria irakiane ka vendosur së fundmi që PKK-ja është një organizatë e ndaluar. PKK-ja duhet të largohet nga ato rajone në mënyrë që njerëzit e rajonit dhe banorët e fshatrave të mos përballen me probleme dhe të vuajnë", tha ai.

Ahmed vuri në dukje se organizata terroriste PKK është burimi i të gjitha problemeve në rajon, dhe se "(Organizata terroriste PKK) duhet eleminuar nga tokat e Rajonit të Kurdistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Miqdad Miri al-Musavi, në një konferencë për media në Bagdad, më 1 korrik, kishte njoftuar se autorët e zjarrvënieve të fundit në Duhok, Erbil dhe Kirkuk ishin anëtarët e organizatave terroriste PKK.

Ai gjithashtu kishte raportuar se të arrestuarit kishin treguar se kanë planifikuar zjarrvënie edhe në rajonet e tjera.

AA