Iran: Të paktën 73 persona të vrarë në shpërthime / FOTO: AA

Të paktën 73 persona u vranë të mërkurën kur shpërthime të shumta ndodhën pranë varrit të gjeneralit Qasem Soleimani në provincën Kerman të Iranit, njoftuan mediat shtetërore.

Siç njoftoi televizioni shtetëror iranian, dy shpërthime ndodhën në rrugën që të çon në varrezat ku u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e katërvjetorit të vrasjes së komandantit të njësisë elitare të Gardës Revolucionare iraniane Qassem Soleimani.

Shkaku i shpërthimeve mbetet i panjohur. Disa media raportojnë se ato janë shkaktuar nga bombola gazi.

Aksidenti ndodhi kur dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e lindjes së Soleimanit, Kerman për të shënuar përvjetorin e katërt të vrasjes së tij.

Soleimani u vra më 3 janar 2020 në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit, Irak.

Media shtetërore raporton se zyrtarët e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe në Kerman thanë se nga vendi i aksidentit kanë dërguar të paktën 50 persona në spitale.

Shërbimet e urgjencës të Iranit kanë vënë në gatishmëri të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore për të ndihmuar të plagosurit.

Zyrtarët në Teheran ende nuk kanë komentuar.


AA