Irani fillon sulme me dronë ndaj Izraelit / Photo: AP Archive

Ushtria izraelite thotë se Irani ka lëshuar dronë ndaj Izraelit dhe do të duhen disa orë për të arritur.

Televizioni kryesor izraelit Channel 12 raportoi se Irani kishte nisur dhjetëra dronë pa pilot ndaj caqeve në Izrael dhe se koha e fluturimit të tyre pritej të zgjaste me orë të tëra.

Një ekspert i intervistuar nga kanali, gjenerali në pension Amos Yadlin tha se dronët ishin të pajisur me 20 kg eksploziv secili dhe se mbrojtja ajrore e Izraelit ishte gati për t'i rrëzuar.

TRT Balkan / agjencitë